Moti

Fotogaleria e ditës/ Spektakël vetëtimash mbi det në Durrës

Në zonat bregdetare moti sot është shoqëruar me vranësira dhe me reshje. Prej dy ditësh ka pasur një det të trazuar përgjatë vijës bregdetare shqiptare.
Pjesa e parë e ditës është mbizotëruar nga kthjellimet në të gjithë vendin, ndërsa pjesa e dytë e ditës ka sjellë kalime vranësirash në zonat malore dhe të ulëta duke lënë Ultësirën Perëndimore në ndikimin e kthjellimeve. Temperaturat e ajrit luhaten nga 13°C deri në 36°C.
Era ka fryrë mesatare deri në mesditë, por pasditja ka forcuar ndjeshëm atë në brigjet detare duke arritur shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor. Për pasojë në brigjet detare është krijuar dallgëzim 3 ballë.
Sot deti në Durrës është zgjuar nën pushtetin e vetëtimave. Gazeta “Si” po poston disa foto të shkrepura nga LSA në mëngjesin e sotëm në zonën e plazhit.

Për më shumë detaje nga parashikimi i motit, klikoni më poshtë:


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë