Ngjarje

Foto-Video/ Shembet ndërtesa nga shpërthimi i gazit në Itali, humb jetën i mituri shqiptar

Një i mitur me origjinë shqiptare ka mbetur i vdekur në Itali pas shembjes së shtëpisë ku jetonte si pasojë e një shpërthimi gazi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00 të mëngjesit në një ndërtesë në rrugën “Bramafane” në Torino.

Shpërthimi ka rezultuar fatal për vogëlushin 4-vjeçar të familjes, i quajtur Aron. Nëna e tij, 34 vjeçe, u nxor nga rrënojat dhe u transportua në spital.

Babai, 40-vjeçar, i cili mbërriti pak më vonë, u transportua gjithashtu në spital në gjendje shoku. Mediat italiane thonë se tre persona, përfshirë gruan, janë plagosur, dy në gjendje të rëndë.

Ndërtesa ku ndodhi shpërthimi ishte një strukturë dykatëshe me gjashtë apartamente, ku jetojnë kryesisht familje me origjinë shqiptare dhe rumune, nga të cilat vetëm një pjesë ka mbetur në këmbë.

Personi i tretë i plagosur është një djalë 22-vjeçar, i cili tani është i intubuar, me djegie të shkallës së dytë dhe të tretë në 50 % të trupit të tij.

I plagosuri i tretë është një djalë tjetër 22-vjeçar me origjinë siciliane, i cili pësoi një thyerje në legen dhe një dëmtim në kokë. Ai ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë