Futboll

FOTO/ Stadiumet më të mirë në Europë, “Etihad” i pari dhe surpriza nga Genk

Kush është stadiumi më i mirë në Europë për t’u vizituar nga të pasionuarit pas futbollit? Kësaj pyetjeje i ka dhënë një përgjigje siti “Footy.com”, që ka bërë një klasifikim të 10 stadiumeve më komodë në Europë, pas një studimi të detajuar.

Në këtë studim janë analizuar stadiume të ndryshme gjatë ditës së ndeshjes, duke marrë në konsideratë 7 elementë: çmimet e abonimeve për sezonin 2019/2020, standardet ambientale, çmimi i një birre, teknologjia në dispozicion, aksesueshmëria, transporti dhe në fund kapaciteti i stadiumit. Në fund ka rezultuar se “Etihad Stadium”, shtëpia e Mançester Sitit, është në vend të parë të klasifikimit, me 70 pikë të grumbulluara.

Më pas vijnë “Camp Nou”, stadiumi i Barcelonës, me 63 pikë, “Allianz Arena”, stadiumi i Bajern Mynih, me 54 pikë e kështu me radhë stadiumet e Benfikës në Portugali, Zenitit në Rusi, Salcburgut në Austri, PSG-së në Francë, Juventusit në Itali, Gallatasarajit në Turqi dhe e mbyll këtë renditje një surprizë nga Belgjika, “Luminus Arena” i Genkut, një mrekulli me 25 mijë vende. Siç shihet, mungojnë në këtë listë shumë stadiume me emër në Europë, që nga “Santiago Bernabeu”, Old Traford” e të tjerë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë