Futboll

FOTO/ Katari zbulon logon zyrtare të Botërorit 2022

Logoja zyrtare e Botërorit të futbollit “Katar 2022”, ka marrë formë dhe tashmë i është bërë e njohur mbarë botës. Organizatorët e evenimentit më të rëndësishëm të futbollit kanë publikuar fotot e logos, që tashmë janë përhapur në gjithë vendin, duke u shfaqur në ndërtesa të ndryshme.

Kthesat e dallgëzuara përfaqësojnë dunat e shkretëtirës dhe formojnë numrin 8, që është numri i stadiumeve të kompeticionit ku do të luhen ndeshjet e Botërorit të 2022-shit. Është po ashtu edhe shenja e infinitit, që përfaqëson edhe natyrën e evenimentit në vetvete. Botërori i Katarit kanë qenë një nga më të diskutuarit që në momentin që ky vend fitoi të drejtën e organizimit, duke lënë shumë dyshime të forta për votimin. Për të vazhduar më pas me çështjen e stadiumeve dhe vonesat në ndërtimin e tyre, ndërkohë që është hedhur ideja për ta zhvilluar këtë Botëror gjatë periudhës së dimrit. Një ide, që nuk ka gjetur mbështetje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë