Komunitet

Foto galeri – Kopshti Botanik, përpara se të transformohet…

Kopshti Botanik mund të mos jetë më pronë e Universitetit të Tiranës.

Përmes një Vendimi të Këshillit të Ministrave të 17 korrikut të këtij viti ky kopësht i ka kaluar në pronësi Bashkisë së Tiranës dhe do të jetë pjesë e listës së pasurive të paluajtshme të të saj.

Megjithatë UT ka një marrëveshje me bashkinë që i garanton ushtrim të aktivitetit mësimor e të veprimtarive kërkimore-shkencore të Universitetit të Tiranës në ambientet e Kopshtit Botanik sa herë që është e nevojshme. Nga ana tjetër Bashkisë së Tiranës i është ndaluar të ndryshojë destinacionin e pasurive që i kalojnë në pronësi.

Kjo VKM është bërë mollë sherri mes drejtuesëve të pushtetit vendor dhe kreut të Univeristetit të Tiranës, të cilët kanë akuzuar njëri-tjetrin në distancë përmes medieve.

“Sot duhet te paguash 5 mijë lekë sa herë që hyhet në kopsht. Që Mynyri të marrë lekët e nuseve , këtu ka mbetur akademia shqiptare? Do të bëjmë një super Kopsht Botanik, ai nuk është monopol i Mynyrit”, ka akuzuar kryebashkiaku i Tiranës tre ditë më parë rektorin e UT-së.

Teksa më parë rektori Koni ishte shprehur se “Dëshiroj të theksoj me forcë se marrja e këtij vendimi është në shkelje të hapur të autonomisë së Universitetit të Tiranës dhe në kundërshtim të plotë me ligjin e arsimit të lartë".

Gazeta "Si" propozon një galeri me foto të Kopshtit Botanik këtë të shtunë…


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë