Komunitet

Foto dite/ Dëshmorët “rikthehen” në Bulevardin e tyre

Me ardhjen e muajit nëntor, kemi hyrë në muajin e festave kombëtare dhe kjo duket qartë në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në kryeqytet. Portretet e heronjve që luftuan për të sjellë çlirimin e atdheut nga pushtuesit nazifashistë janë vendosur në këtë bulevard.
Bashkë me flamujt kuqezi, shohim edhe portretet e luftëtarëve të lirisë, si: Qemal Stafa, Vojo Kushi, Mujo Ulqinaku, Vasil Shanto etj.
Ndërkaq, në vigjilje të 75-vjetorit të Çlirimit të Atdheut, Bashkia e Tiranës ka ndërhyrë në të gjitha objektet që nderojnë rolin dhe luftën e shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë