Gazeta Si – Gjykata e Tiranës ka caktuar “arrest në burg” për 61-vjeçarin gjerman, Stephan Morgenstem, i dënuar për ngritjen e skemave piramidale në Korenë e Jugut me vlerë 28 milionë euro.
Përmës avoaktit të tij, Maks Haxhia, shtetasi gjerman ka kërkuar masë më të butë sigurie siç është ajo e garancisë pasurore në vlerën e 2 milion lekëve. Po ashtu avokati ka theksuar faktin që me Korenë e Jugut ne nuk kemi marrveshje ekstradimesh.



Haxhia ka pretenduar se në dosjen koreane ka edhe shtetas të tjerë të dyshuar por që asnjëri prej tyre nuk është arrestuar.
Morgenstem u arrestua një ditë më parë në Rinas, teksa ishte duke pritur bashkëshorten e tij të vinte nga Dubai
Më 24 tetor të vitit të kaluar, për të ishte caktuar masa e sigurisë “arrest në burg” për akuzaën “mashtrimi në rrethana rënduese”, parashikuar nga Kodi Penal i Koresë së Jugut.
Ai akuzohet se në bashkëpunim me disa persona të tjerë ka ndërtuar një skemë piramidale në nivele ndërkombëtare, e cila supozohej se shpërblente investitorët, për blerjen e paketave të reklamave dhe rishitjen e tyre tek përdoruesit e rinj.
Sipas të dhënave, gjatë periudhës 27 mars 2016, deri më 7 nëntor 2020, ata kanë mashtruar 2.156 persona me një dëm në vlerë monetare prej 28 milionë eurosh.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




