Politike

Foto/ 5 Maji “bashkon” PD, në mbështetje të banorëve Balliu dhe Çupi

Shembja e shtëpive pa marrëveshje me banorët në kuadër të projektit të rindërtimit në zonën e 5 Majit, ka “bashkuar” dy pjesët e ndara brenda PD-së.

Secila palë e pozicionuar në dy ane të ndryshme të protestës por me të njëjtën kauzë atë të mbështetjes së kërkesave të banorëve.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu bashkë me Ervin Minarollin u rreshtuan krah protestuesve kur situata kërkoi ndërhyrjen e forcave speciale.

"Me ligjin aktual në Shqipëri, asnjë shtëpi që është në proces legalizimi nuk mund të shembet, nëse i kanë marrë në kontroll gjithçka me gjykata dhe e dinë që shtëpia nuk do të legalizohet, atëherë pse disa janë legalizuar dhe disa të tjera jo. Drejtori i IKMT e ka kërcënuar me fjalë fyese, fjalë të ndyra një zonje në moshë dhe Mariglen Qato duhet shkarkuar, nuk mund të sillet si halabak duke fyer nëna e shqiptarëve, banorët kanë çuar kërkesën për dialog, nuk i ka kthyer përgjigje, policët të mos ndërhyjnë për sa kohë është kjo çështje në hetim, ju e dini shumë mirë që për afera tjera e kanë ngrënë shokë tuaj që të mbrohet drejtori, një shtëpi që është në proces legalizimi nuk preket, ka një çështje që po hetohet, e keni në SPAK  dhe Prokurorinë e Tiranës, nuk kemi asnjë deklaratë", tha Balliu.

Në krah të banorëve tek “5 Maji” u pa edhe deputetja e PD-së Dhurata Çupi bashke me deputetin tjetër Bledion Nallbati në cilësinë e anëtarëve të komisionit të Ligjeve. Çupi ka sqaruar edhe konfliktin.

“Janë trishtuese këto pamje këtu tek 5 Maji. Shkatërrohet shtëpia, shkatërrohet pasuria. Që nga 2013-a, ne kemi parë shtetin e Edi Ramës që vetëm shkatërron. Shkatërron shtëpitë e qytetarëve, i nxjerr jashtë. Shkatërron rrugët, shkatërron gjithçka vetëm për të ndërtuar për vete. Këtu po shkatërrojnë 430 shtëpi të qytetarëve, pasi nuk i kanë legalizuar përfundimisht. Ju i dini premtimet për t’i legalizuar të gjithë, kur u marrin votën dhe sapo mbarojnë votimet, nis shkatërrimi i pronës. Kemi ardhur këtu me kërkesën e banorëve nga komisioni i ligjeve, jo vetëm për të qenë krah qytetarëve, por edhe për të parë dokumentacionin për kallëzimet që do të bëjnë qytetarët. Për t’iu drejtuar SPAK-ut për rindërtimin në përgjithësi, por dhe për rastin e 5 Majit. Është një rast abuziv. Shkatërrohen 430 banesa për të ndërtuar godina të tjera nga shteti. Pra, nuk është shpronësim publik. E thanë edhe qytetarët. Këtu nuk ndërtohet infrastrukturë. Këtu ndërtohen pallate për Edi Ramën dhe njerëzit e Edi Ramës, prandaj po merr pasuritë e qytetarëve. Shqiptarët nuk njohin parti para shtëpisë së tyre, para jetës së tyre, para fëmijëve të tyre. Ne jemi në krah të qytetarëve sot dhe do të vazhdojmë të jemi për t’i ndihmuar për procedurat ligjore. Nuk kanë njoftim për prishjen e shtëpive, nuk kanë kontratë ku do të rrinë. Askush nuk thotë se ku do të jetojnë sot këta qytetarë që u kanë prishur shtëpitë ndërkohë. Kjo është një gjendje e jashtëzakonshme dhe e papranueshme. Është historia e nisur nga Edi Rama që në 2013-ën dhe e vazhdon...”, tha ajo


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë