Kosova

Forumi Ekonomik Botëror, Rohde: I lumtur që Kurti dhe Vuçiç do jenë të pranishëm

Nga Gazeta ‘Si’-Javën që vjen do të nisë Forumi Ekonomik Botëror që do të mbahet në Davos të Zvicrës, i cili do të zgjasë deri më 19 janar.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se ndihet i gëzuar që pjesëmarrës në këtë forum do të jenë kryeministri Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

“Javën e ardhshme, në Davos do të nisë Forumi Ekonomik Botëror. Me të gjitha temat kryesore të rëndësishme, 'Arritja e sigurisë dhe bashkëpunimit në një botë të thyer' rezonon veçanërisht për Kosovën, dialogun Kosovë – Serbi dhe të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gëzohem që do t’i shoh të dy, Albin Kurtin dhe Aleksandar Vuçiçin të jenë të pranishëm”, shkroi Rohde.

Nuk dihet ende nëse do të ketë ndonjë takim bilateral mes Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

Forumi në Davos do të mbahet nga 15-19 janar. Diskutimet do të përfshijnë sigurinë globale, krijimin e vendeve të punës, iniciativat për klimën dhe zhvillimin e AI.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë