Kombetarja

Formacioni zyrtar/ Silvinjo ndryshon skemën, shton një mesfushor. Broja titullar ndaj Suedisë

Gazeta Si – Silvinjo ka bërë zgjedhjet e tij për ndeshjen me Suedinë, që nis pas pak në Stokholm. Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare dhe vihet re se braziliani ka ndryshuar skemën këtë herë.

Kuqezinjtë do të kenë tre mesfushorë qendre në këtë test të dytë para Europianit, ku Ramadanit dhe Asllanit u shtohet edhe Laçi. Në mbrojtje ndryshimi i vetëm nga ndeshja me Kilin është Balliu në vend të Hysajt. Në portë luan Strakosha sërish.

Titullar në majën e sulmit është Armando Broja, Manaj ulet në stol. Në krahun e majtë të sulmit spostohet Bajrami, kurse në të djathtë luan Jasir Asani.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë