Kombetarja

Formacioni zyrtar/ Silvinjo ndryshon më shumë se gjysmën e ekipit ndaj Bullgarisë

Gazeta Si – Ndryshimet e pritshme për miqësoren me Bullgarinë, e para për trajnerin Silvinjo që kur ka marrë drejtimin e Shqipërisë, janë konfirmuar. Ai ka ndryshuar më shumë se gjysmën e ekipit që zbriti në fushë disa ditë më parë ndaj Çekisë.

Nga ai formacion sot luajnë Mitaj dhe Ajeti në mbrojtje, Asllani dhe Bajrami në mesfushë, si dhe Asani në sulm. Pjesa tjetër e skuadrës ndryshon, duke nisur nga porta, që do të mbrohet nga Tomas Strakosha.

Balliu dhe Mihaj janë dy emrat e rinj në mbrojtje, i pari në të djathtë dhe i dyti në qendër. Në qendër të mesfushës, bashkë me Asllanin, do të luajë Laçi dhe pak para tyre Bajrami.

Në treshen e sulmit futen dy emrat që priteshin: Ernest Muçi në të majtë, duke marrë vendin e Seferit, dhe Myrto Uzuni në qendër. Asani luan titullar edhe sot në të djathtë të sulmit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë