Kombetarja

Formacioni/ Silvinjo befason me Strakoshën në portë, Uzuni titullar

Gazeta Si – Ashtu siç pritej, trajneri Silvinjo ka bërë pak ndryshime në formacion, në krahasim me ndeshjen me Çekinë, ku barazoi 1-1. Por ajo që nuk parashikohej ka të bëjë me aktivizimin e Strakoshës në portë, në vend të Berishës.

Mbrojtja është po e njëjtë me atë të Pragës, Hysaj dhe Mitaj në krahë dhe Gjimshiti dhe Ismajli në qendër. Po ashtu, edhe mesfusha nuk ndryshon, me Ramadanin, Asllanin dhe Bajramin.

Në treshen e sulmit trajneri brazilian ka vendosur të hedhë në fushë nga minuta e parë Myrto Uzunin, i cili merr vendin e Taulant Seferit. Cikalleshi dhe Asani plotësojnë repartin e avancuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë