Kombetarja

Formacioni zyrtar/ Roshi befasia e madhe e Rejës, Uzuni dhe Manaj titullarë

Sapo është bërë i ditur zyrtarisht formacioni i Shqipërisë për ndeshjen me Poloninë, ku mungesat e fundit, Cikalleshi e Gjasula, kanë përmbysur planet e trajnerit Reja.

Italiani i stolit kuqezi ka besuar jo pak me zgjedhjet e tij. Nga minuta e parë do të jtë në fushë Odise Roshi, i cili do të ndihmojë Manajn dhe Uzunin në sulm. Armando Broja do ta fillojë edhe këtë ndeshje nga stoli, për të hyrë në fushë në pjesën e dytë.

Ramadani merr vendin e Gjasulës në mesfushë, ashtu siç pritej. Bare dhe Trashi plotësojnë mesfushën, ndërsa Hysaj sot duket se do të luajë pak më i tërhequr në krahun e tij. Mbrojtja kompletohet me Kumbullën, Ismajlin dhe Veselin dhe në portë Strakosha. Edhe Bajrami, që pritej titullar, do të jetë i gatshëm në stol.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë