Kombetarja

Formacioni zyrtar/ Konfirmohet Ajeti në vend të Ismajlit, Seferi titullar në sulm

Gazeta Si – Arlind Ajeti është ndryshimi i vetëm nga ndeshja e Shqipërisë në Pragë, ku barazoi 1-1 me Çekinë. Një ndryshim i detyruar për shkak të dëmtimit të Ismajlit.

Pjesa tjetër e skuadrës është ajo që ishte parashikuar, me Etrit Berishën në portë. Hysaj, Gjimshiti, Ajeti dhe Mitaj do të përbëjnë katershen e mbrojtjes në këtë ndeshje.

Në mesfushë titullarë mbeten treshja e ndeshjeve të fundit, me Ramadanin dhe Asllanin para mbrojtjes dhe Bajramin pak më të avancuar.

Në sulm luajnë Sokol Cikalleshi në qendër dhe Jasir Asani dhe Taulant Seferi nga krahët. Ky i fundit është preferuar para Uzunit. Shiritin e kapitenit e mban sërish Berat Gjimshiti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë