Kombetarja

Formacioni zyrtar i Shqipërisë, Reja zgjedh Brojën dhe Manajn në sulm

Trajneri Edi Reja ka zgjedhur një dyshe të re sulmuese për ndeshjen me San Marinon, e treta në Grupin I të kualifikueseve të Botërorit të Katarit. Nga minuta e parë do të jenë në fushë Broja dhe Manaj, ndryshe nga dy ndeshjet e para, ku ndaj Andorrës luajtën në sulm Cikalleshi dhe Manaj, kurse ndaj Anglisë Cikalleshi, Uzuni dhe Broja.

Ndryshime kanë pësuar të gjithë repartet, duke nisur nga porta, ku luan Tomas Strakosha. Në mbrojtje aktivizohen Gjimshiti, Ajeti dhe Veseli. Në mesfushë këtë herë trajneri italian ka zgjedhur Ramadanin, Laçin dhe Baren në qendër, kurse nga krahët Hysaj dhe Lenjani. Në fakt, duhej të luante Memushaj, por ai ka pasur probleme në momentet e fundit dhe vendin e tij e ka marrë Laçi.

Formacioni i Shqipërisë ndaj San Marinos. Gazeta Si, 31 mars 2021

Shqipëria është favorite për fitoren dhe pas kësaj ndeshjeje kuqezinjtë pritet të jenë në kuotën e 6 pikëve. Kombëtarja jonë fitoi 0-1 në Andorra në ndeshjen e parë dhe u mund 0-2 nga Anglia në “Air Albania Stadium”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë