Kombetarja

Formacioni zyrtar/ Ekipi fitues në fushë, Silvinjo nuk kursen asnjë titullar

Gazeta Si – Shqipëria do të zbresë në fushë me formacionin e saj më të mirë pas pak. Do të ndeshet me Moldavinë për ndeshjen e parafundit kualifikuese të Euro 2024, ku mjafton barazimi për të siguruar kualifikimin.

Trajneri Silvinjo beson tek ekipi fitues, që nis me Berishën në portë. Në mbrojtje aktivizohen Hysaj, Gjimshiti, Ismajli dhe Mitaj.

Në qendër të mesfushës luan dyshja e përbërë nga Ramadani dhe Asllani, ndërsa në sulm Asani, Bajrami dhe Seferi do të jenë në mbështetje të Cikalleshit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë