Kombetarja

Formacioni zyrtar anti-Poloni/ Asllani nga minuta e parë, debuton Jasir Asani

Gazeta Si – Janë publikuar tashmë edhe formacionet zyrtare të ndeshjes me Polonisë dhe Shqipërisë. Trajneri Silvinjo ka vendosur të hedhë në fushë nga minuta e parë atë formacion që ishte menduar.

Në sulm do të luajnë Cikalleshi, Uzuni dhe Asani, me këtë të fundit që debtuton me fanellën kuqezi. Në mesfushë luan titullar Asllani, bashkë me Ramadanin dhe Gjasulën, që është preferuar para Laçit.

Në mbrojtje lëvizjet kanë qenë të diktuara nga mungesat. Në qendër dyshja Kumbulla-Mihaj dhe në krahë Balliu me Hysajn. Në portë Strakosha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë