Kombetarja

Formacionet zyrtare, Reja 5 ndryshime në sfidën me Moldavinë

Kur duhen edhe pak më shumë se një orë deri në fillimin e ndeshjes së katërt eliminatore për kampionatin Europian 2020, Shqipëri-Moldavi, kanë dalë edhe formacionet zyrtare të të dyja ekipeve.

Për këtë ndeshje të dytë në pankinën kuqezi, ashtu siç kishte paralajmëruar, trajneri Reja ka bërë disa ndryshime. Janë plotë 5 ndryshime në formacionin titullar që trajneri italian ka hedhur nga minuta e parë në këtë sfidë që do të luhet në “Elbasan Arena”.

Kështu nga  ndeshja me Islandën vetëm porta mbetet e njëjta dhe do të mbrohet sërish nga Etrit Berisha. Në mbrojtjen me tre, të Rejas këtë herë do të jenë Veseli, Ismajli dhe Mavraj, duke lënë jashtë Dermakun, pas gabimit që bëri në golin e pësuar në Islandë.

Në mesfushë nga krahët do të luajnë Hysaj në të djathtë dhe Lenjani në të majtë. Në qendër janë edhe vendimet më surprizuese të Rejas, teksa janë lënë jashtë Basha e Xhaka dhe nga minuta e parë do të luajnë Ramadani, Abrashi dhe Kaçe. Në sulm ashtu siç pritej Reja ka hedhur Myrto Uzunin me Armando Sadikun.

FORMACIONET ZYRTARE TË TË DYJA EKIPEVE:

Shqipëria: Berisha, Ismajli, Veseli, Mavraj, Hysaj, Lenjani, Kaçe, Abrashi, Ramadani, Uzuni, Sadiku. Trajner: Edi Reja.

Moldavia: Koselev, Jardan, Efros, Armas, Antoniuc, Cebotaru, Karp, Reabciuk, Suvorov, Ginsari, Damaskan. Trajner: Aleksrandru Spiridon.

 

Më Shumë