Politike

Fondet e tërmetit, Xhaferri: Për një shkollë e kopsht, 2,5 mld lekë pa TVSH

Kryetari i degës së PD-së, Durrës, Ferdinand Xhaferri, deklaroi sot se po bëhet korrupsion me fondet e tërmetit për rikonstruksionin e shkollave.

“Për institucionet arsimore nga 13 institucione  është vendosur të rindërtohen 29 përfshi edhe shkollat që nuk ka pasur dëmtime dhe është zhvilluar mësim mbas tërmetit. Kush janë vlerat dhe ku çon Babëzia duket tek Shkolla 9-vjeçare “Njazi Mastori” në Sukth ku për një objekt me tre kate dhe për një kopsht me një kat do shpenzohen 2,5 milard lekë pa TVSH.

Punimet në shkolla kanë filluar pa pasur lejen e ndërtimit”, tha Xhaferri.

Më tej, ai shtoi: “Ndërsa babëzia i ka çuar që të operojnë me shpejtësi për të mbyllur tenderat e shkollave dhe për të filluar punimet edhe pa leje ndërtimi (për SPAK nuk është vepër penale sepse është Edi Rama) për pallatet DS3, DS4 dhe DS5 në Durrës pothuajse nuk është bërë asgjë. Vetëm janë shembur 8 godina në Manëz, 7 në Sukth dhe 7 në Durrës dhe askush nuk e di kur do ndërtohen dhe çdo të bëhet më hapësirat e përbashkëta të pallateve që janë për rikonstruksion. Po kështu, nuk dihet se kur dhe ku do të rindërtohen pallatet e dëmtuara rëndë”.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë