Ekonomi

FMN ul parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë. E gjithë bota në stanjacion

Nga Gazeta 'SI' - Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë gjatë 2024-s ë 3%.

Në parashikimin e pranverës, FMN thotë se PBB-ja e Shqipërisë parashikohet të rritet me 3% nga 3.3% që parashikohej në vjeshtë. Në të njëjtën normë do të jetë dhe rritja për 2025-n.

Sipas tabelës Shqipëria do të ketë rritjen më të vogël të ekonomisë për këtë vit në të gjithë rajonin.

Parashikimet kombëtare për ekonominë e vendit arrijnë në 3.4% për 2024-n, ndërsa Banka Botërore pret një zgjerim të ekonomisë me 3.3%.

FMN tregon se ekonomia botërore parashikohet të përjetojë një stanjacion dhe të rritet në 2024-2025 aq sa u rrit në 2023-shin, 3.2%.

Ndonëse u përball me shumë kriza në një kohë të shkurtër, PBB-ja botërore thotë FMN ka patur performancë të qëndrueshme dhe inflacioni pritet të ulet më tej pranë objektivit. Gjithsesi, tregu i punës cilësohet si “thembra e Akilit” e ekonomive.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë