Ekonomi

FMN: Stop PPP-ve të pakërkuara, fiskalizimi të mos shtojë kostot e biznesit

Fondi Monetar Ndërkombëtar në prag të nxjerrjes së raportit për Shqipërinë në mujain tetor vazhdon të përsërisë apelin për financimet e projekteve me Partneritet Publik Privat.

Në një intervistë të dhënë për News 24 shefi i Misionit të FMN-së për Shqipërinë Jaan Keejs Martijn i bën apel qeverisë për koncesionet duke kërkuar që të ndalen propozimet e pakërkuara.

“Qeveria të mos pranojë më propozime të pakërkuara për shërbimet publike. Qeveria duhe të vendosë vetë për PPP-të në bazë të prioriteteve”- është shprehur shefi i misionit të FMN-së.

Fondi ka kërkon nga qeveria shqiptare që prokurimet të jenë transparente duke evidentuar se deri më tani nuk janë të harmonizuara me ciklin buxhetor.

FMN shprehet pro nismës për të ulur informalitetin, por sugjeron që të jetë sipas menaxhimit të riskut.

Kurse për fiskalizimin rekomandon që në këtë proces biznesi të mos rëndohet me kosto shtesë.

FMN thotë se parashikimi për rritjen ekonomike 3,5 % në tremujoprin e parë është rishikuar me ulje për shkak të sektorit të energjisë.

Raporti ekonomik për Shqipërinë do të publikohet në muajin tetor, kur edhe Misioni i FMN-së do të bërrijë në Tiranë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë