Ekonomi

FMN: Plan emergjent për shlyerjen e stokut të TVSH e detyrimeve të prapambetura

FMN e konsideron urgjente shlyerjen e stokut të rimbursimit të TVSH-së ndaj bizneseve.
Krahas rekomandimeve të tjera, ky është shqetësimi më i madh i FMN-së për mbarëvajtjen e biznesit në vend, krijimin e një klime të favorshme për të prodhuar me qëllim përshpejtimin e ritmeve të rritjes së ekonomisë në mënyrë të qëndrueshme.

Pas dy javësh në Tiranë në kuadër të monitorimit të postprogramit, Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar i sugjeroi qeverisë shqiptare një plan të menjëhershëm për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura dhe rimbursimit të TVSH-së.

Gjithashtu në optikën e FMN-së është e këshillueshme dhe e dobishme të emetohen instrumente instrumente afatshkurtër për të shlyer borxhet me qëllim uljen e tij në nivele të kënaqshme që e lënë ekonominë të rritet.

FMN parashikon që ekonomia këtë vit të ngadalësohet e të arrijë në nivelin 3,5%, por në terma afatmesme pritet të arrijë në nivelin 4 %.

FMN parashikon që në terma afatmesme ekonomia të rrisë ritmet e rritjes përmes rritjes së pjesëmarrjes në tregun e punës, rritjes graduale të ekporteve, etj.

Por, thotë FMN, zhvillimi i qëndrueshëm varet edhe në përmirësimin e poiloitikave fiskale dhe në luftën kundër korrupsionit e zhvillimin e shtetit ligjor.

“Inflacioni mbetet ndjeshëm nën objektivin 3% , politika monetare duhet të jetë shumë e përshatur. Shqipëria është e ekspozuar ndaj rrisqeve në rritje në vendet e BE-së, sidomos tek partnerët e saj kryesorë. Gjithashtu edhe dobësitë e brendshme mbeten për tu konsideruar. Defiçiti fiskal ka rënë , në 2019 pritet të rritet në 2, 5 % gjatë 2019-ës për shkak të rënies së prodhimit të energjisë. Shlyerja e detyrimeve të prambetura dhe taksat ndikojnë në këtë situatë gjithashtu që ekonomia do të ngadalësojë ritmet këtë vit.”- është shprehur përfaqësuesi i FMN-së në konferencën e përbashkët për shtyp me Ministren e Financave Anila Denaj dhe Guvernatorin e BSH-së Gent Sejko.

Parashikimi i FMN-së për borxhin publik në fund të këtij viti është 66,3 % e PBB-së nga 69,9 % e PBB-së në 2018-ën.

Sipas FMN-së, politika fiskale ka pak hapësirë për të përballuar goditje të mundshme.
FMN I konsideron ende një rrezik fiskal PPP-të dhe i sugjeron qeverisë të zbatojë ndryshimet që janë miratuar me ligjin e ri për ofertën e pakërkuar.
Duke iu referuar politikave fiskale dhe pamundësinë për të ulur shpenzimet, pasi siç shpjegon FMN Shqipëria ka nevojë për burime njerëzore dhe infrastrukturë, sugjeron korrigjim për të rritur të ardhurat fiskale.

Gjatë konferencës, ministrja Anila Denaj u shpreh se po bëhet monitorimi në të gjitha ndërmarrjet publike për të minimizuar kostot buxhetore. “Dertyrimet po minimizohen, detyrimet e reja po menaxhohen.” – tha ajo duke bërë me dije se krijimi i Koorporatës së Investimeve është në process dhe nuk është si qëllim tjetërsimi i pronave publike.
Ajo tha se jemi në proces konsultimi edhe për politikat fiskale me FMN. Njëkohësisht po pubohet për riformatim të modelit të riskut.

Guvernatori Sejko përshkoi një panoramë positive të treguesëve ekonomiko-financiarë dhe të sistemit bankar. Ai theksoi edhe një herë që situata politike nuk ëshët aspak e favorshme për ekonominë dhe financat e dklaroi se në çdo rast BSh është e përgatitur për ti adoptuar politikat e saj me situatën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë