Ekonomi

FMN gjen arsye të reja për tu shqetësuar ndaj ekonomisë globale

Ekonomia globale pritet ta marrë veten disi këtë vit, por Fondi Monetar Ndërkombëtar është më pak optimist për përmirësimin se sa qe disa muaj më parë.

Grupi i FMN-së është shprehur se dobësimi në tregjet në zhvillim, si India, dhe turbullirat në zhvillimin social kanë bërë që Fondi të minimizojë parashikimin për rritjen ekonomike në vitin 2020.

Fondi tashmë projekton një rritje me ulje, 3.3% në 2020, nga 3.4% që FMN do të parashikonte në tetor.

Parshikimi gjithsesi është me rritje nga çfarë performoi ekonomia globale në 2019-ën, kur rritja ka të ngjarë të ketë shënuar 2.9%, sipas FMN-së. Dhe ekonomistët e Fondit vërejnë se disa rreziqe janë lehtësuar.

Ndjenja e besimit ndaj tregut është rritur në lidhje me perceptimin se prodhimi dhe tregtia globale do të përmirësohen nga këtej e tutje, tha FMN në raportin e saj. Stimuli monetar, "lajmi i entuziast" në negociatat mbi tregtinë SHBA-Kinë dhe ulja e ankthit për një Brexit të çrregullt kanë përmirësuar gjithashtu gjendjen shpirtërore të investitorëve.

Megjithatë, disa perceptime optimiste mund të jenë të parakohshme. FMN gjithashtu uli projeksionin e saj për rritje në vitin 2021 me 0.2 pikë përqindje në 3.4%.

"Disa tregues që mund të përmbysin optimizmin janë ende të dukshëm në ekonominë globale," citon FMN në raportin e saj.

Një shqetësim i menjëhershëm është se ekonomitë në zhvillim nuk do të jenë aq rezistente sa pritej. FMN ka projektuar rritjen e ekonomisë së Indisë në 5.8% në vitin 2020, nga 4.8% vitin e kaluar, por 1.2 përqind nën atë që parashikoi në tetor.

FMN tha që kërkesa e brendshme në Indi "është ngadalësuar më shumë sesa pritej" për shkak të stresit në sektorin e saj financiar dhe rritjes së ulët të kredisë. Ajo gjithashtu moderoi pritjet për rritje në Meksikë, Kili dhe Afrikën e Jugut.

Perspektiva për ekonominë amerikane mbetet e qëndrueshme, nëse jo veçanërisht inkurajuese. Rritja parashikohet të bjerë nga 2.3% në 2019 në 2% në vitin 2020. Kjo është 0,1 pikë përqindje më e ulët se FMN kishte parashikuar në tetor./CNN/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë