Ekonomi

FMN dhe BB kërkojnë rritje të qëndrueshme ekonomike

Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore kanë organizuar Mbledhjen e Konstituencës në Valletta, Maltë ku kanë kërkuar garantimin e një rritjeje ekonomike të qëndrueshme dhe afatgjatë të vendeve pjesëmarrëse.

Përfaqësues të lartë të FMN-së dhe BB-së prezantuan perspektivat e këtyre dy institucioneve, lidhur me rishikimin e kuotave dhe rritjen e kapitalit.
Shqipëria është anëtare e bordit që në vitin 1991. Kuota e Shqipërisë është 139, 3 mln SDR (X152, 78 lekë)

(SDR është një aset ndërkombëtar rezervë, i krijuar nga FMN në 1969 për të plotësuar rezervat zyrtare të vendeve anëtare. Deri më tani, 204.2 miliardë SDR (ekuivalente me rreth 291 miliardë dollarë amerikanë) janë ndarë për anëtarët, duke përfshirë 182.6 miliardë SDR të akorduara në 2009 në prag të krizës globale financiare. Vlera e SDR bazohet në një shportë prej pesë monedhave - dollarit amerikan, euros, renminbi kinez, jen japonez dhe sterling britanik paund.

SDR u krijua si një suplement aseti ndërkombëtar rezervë në kontekstin e sistemit të nivelit fiks të shkëmbimit Bretton Woods.)

Në këtë mbledhje, Shqipëria përfaqësohej nga zyrtarë të lartë të Bankës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, të kryesuar nga Guvernator i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko dhe Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj.

Gjatë takimit, Guvernatori Sejko prezantoi zhvillimet më të fundit ekonomike në vend, duke theksuar rolin e rëndësishëm që luan Banka e Shqipërisë në zhvillimin ekonomik të vendit. Për të, politika monetare stimuluese e ndjekur nga banka qendrore ka dhënë një kontribut pozitiv në këtë drejtim. Duke u ndalur në sektorin bankar, Guvernatori Sejko nënvizoi se ai karakterizohet nga nivele të mira likuiditeti, kapitali dhe përfitueshmërie. Plani ndërinstitucional i veprimit për reduktimin e kredive me probleme, i ndjekur nga Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me institucionet e tjera, ka dhënë efektet e tij pozitive, është shprehur Sjeko dhe të dhënat më të fundit tregojnë se niveli i kredive me probleme, deri në fund të vitit 2018, zbriti në 11.1%.

Sejko u dakordësua me rishikimet periodike të shpërndarjes së kuotave dhe rritjen e kapitalit, të cilat synojnë përmbushjen e objektivave institucionale të Fondit.
Gjatë qëndrimit të tij në Maltë, Guvernatori Sejko dhe Zëvendësguvernatorja e Parë Minxhozi zhvilluan një takim me Guvernatorin e Bankës Qendrore atje, z. MarioVella. Temat e diskutuara ishin sfidat me të cilat përballen sot ekonomitë e vendeve të Konsistuencës si dhe çështje të tjera me interes të përbashkët në fushën e bankingut qendror.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë