Futboll

Flasin statistikat, kush do ta fitojë çmimin lojtari më i mirë i UEFA-s?

Të enjten, UEFA do të jap çmimin e lojtarit më të mirë në Europë për sezonin 2018-2019. Tre kandidatët për çmimin e lakmuar janë Kristiano Ronaldo, Lionel Mesi dhe Virxhil Van Dik.

Vitin e shkuar, çmimi shkoi për mesfushorin e Real Madrid, Luka Modriç, i cili theu binomin Ronaldo-Mesi. Të njëjtën shpresë ka edhe mbrojtësi holandez këtë vit, duke pasur parasysh që me Liverpulin ka arritur majat, por edhe me Holandën nuk ka bërë keq, duke shkuar deri në finalen e Ligës së Kombeve. Përtej dëshirave dhe opinioneve që shumëkush mund të ketë, BBC ka bërë një rankim të të dhënave statistikore për të tre lojtarët, duke na dhënë mundësinë e krijimit të një ideje se kush mund ta fitojë këtë trofe individual.

Tabela krahasimore mes Ronaldos dhe Mesit - Gazeta Si, 28 gusht 2019

Dueli Ronaldo – Mesi tashmë të krijon ndjesinë sikur ka një jetë që vazhdon, pa një fund të afërt. Të dy lojtarët kanë dominuar në çdo trofe individual në 10 vitet e fundit, ku herë fitonte njëri dhe herë tjetri. Që nga viti 2011, kur Uefa ka nisur ta japë këtë çmim, Ronaldo e ka fituar 3 herë, ndërsa Mesi 2 herë. Edhe këtë herë të dy ata vijnë nga një sezon fenomenal edhe pse skuadrat e tyre, Barça dhe Juve nuk arritën që ta fitojnë Ligën e Kampionëve.

Midis 31 korrikut 2018 dhe 31 korrikut 2019, Mesi ishte deri tani përfunduesi më i saktë për klubin dhe kombëtaren e tij. Gjatë asaj periudhe 12-mujore ai shënoi 54 gola ndaj 31 të Ronaldos dhe kishte një gol për çdo 86 minuta, krahasuar me 1 gol për çdo 127 minuta që kishte portugezi.

Mesi gjithashtu bëri shumë më mirë sesa pritej të bënte me mundësitë që i erdhën, duke shënuar 15 gola më shumë sesa golat e tij të pritshëm për Barcelonën. Ronaldo, ndërkohë, shënoi 28 gola, shumë më pak se golat e tij të pritshëm.

Duke zgjeruar krahasimin me pjesën tjetër të Europës, Mesi tejkaloi të gjithë rivalët e tij dhe sfiduesi i tij më i ngushtë ishte sulmuesi i Bajern Mynih, Robert Levandovski, i cili shënoi 11 gola më pak.

Mbrojtesi i Liverpulit, Virxhil van Dik - Gazeta Si, 28 gusht 2019

Van Dik ishte një zbulim i madh për Liverpulin që nga koha kur iu bashkua “the reds” nga Sauthempton dhe ishte një pikë e fortë e skuadrës që fitoi Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar, por edhe që i shkoi shumë afër titullit kampion në Premier League. Një mbrojtës nuk e ka fituar kurrë këtë çmim më parë, kështu që holandezi ka shansin unikal në karrierë, jo vetëm që të mposhtë dyshen Ronaldo – Mesi, por edhe që të shënojë emrin e tij me gërma të arta në palmaresin e këtij trofeu.

Por a mund të kurorëzohet ai lojtari më i mirë i Europës? Le të hedhim një vështrim statistikave të tij për sezonin 2018-19.

Statistikat e Van Dik per sezonin e shkuar - Gazeta Si, 28 gusht 2019

Van Dik bëri sezonin e kaluar 59 paraqitje për klubin dhe kombëtaren, duke shënuar nëntë gola dhe duke shërbyer katër asistime. Ai gjithashtu luajti më shumë minuta për Liverpulin (4465) sesa çdo lojtar tjetër. Në të gjitha garat, ai fitoi mbi 70% të dueleve dhe betejave të tij ajrore, duke nënvizuar rëndësinë e tij në zemër të mbrojtjes së skuadrës së Jugren Klop.

Liverpool pësoi më pak gola se çdo skuadër tjetër në Premier League sezonin e kaluar dhe Van Dik ishte kyç në këtë arritje, pasi fitoi 76.3% të dueleve të tij në kampionat.

Krahasuar me mbrojtësit e tjerë në pesë ligat më të mira të Europës, nga 293 mbrojtësit që u morën në shqyrtim, për në 2018-19, asnjë lojtar nuk kishte një përqindje më të lartë se Van Dik.

Statistikat e mbrojtesve me te mire te Europes - Gazeta Si, 28 gusht 2019

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë