Futboll

Flamurtari jep “shenja jete” zyrtarizon 2 sulmues

Flamurtari i kësaj vere është ndoshta ekipi me problemet më të mëdha. Me një borxh shumë të madh dhe një pjesë të madhe të lojtarëve dhe stafit të larguar, ekipi vlonjat këtë është i gjiti për tu bërë nga e parë.

Përgjegjësinë e ka marrë Gerd Haxhiu, i cili gjeti akordin me drejtuesit vlonjat vetëm një javë më parë. Por edhe pas afrimit të Haxhiut merkato dhe formimi i ekipit të ri te Flamurtari ka qenë shumë i vaktë.

Shumë pak blerje dhe sot duket se Flamurtari ka dhënë sinjalin e parë se po bëhet gati denjësisht për sezonin e ri. Merkato ka filluar nga sulmi, ku janë prezantuar ata që pritet të mbajnë peshën kryesore vitin që vjen, Xhevahir Sukaj dhe Ardit Hoxhaj. Lajmin për blerjen e tyre e ka dhënë vetë klubi kuqezi përmes një njoftimi të shpërndarë në rrjetet sociale.

Të dy sulmuesit e njohin mjaft mirë ambientin vlonjat dhe pritet të jenë një vlerë e shtuar në dispozicion të Gerd Haxhiut.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë