Atletike

Flaka olimpike nis udhëtimin e gjatë drejt Tokios

Nga Fukushima ka filluar udhëtimi i flakës olimpike drejt Tokios, ku do të mbërrijë më 23 korrik, ditën e ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike. Flaka do të kalojë në 47 prefektura të Japonisë dhe do të mbahet nga 10 mijë persona, mes tyre edhe gruaja më e vjetër në botë (118 vjeç).

Flaka olimpike është sërish në udhëtim. Ajo është nisur në mbrëmje nga Fukushima dhe do t’i duhen 4 muaj për të mbërritur në Tokio. Në kryeqytetin japonez flaka do të mbërrijë më 23 korrik për të sinjalizuar nisjen e Olimpiadës.

Momenti kur nis udhëtimi i flakës olimpike. Gazeta Si, 25 mars 2021

Në një event të blinduar dhe pa publik, fillimi i udhëtimit të flakës fillon kështu numërimin mbrapsht drejt Olimpiadës së shtyrë një vit më parë për shkak të pandemisë. Është një ngjarje shumë e rëndësishme për Japoninë, që Olimpiadën e ka pagëzuar me emrin “Lojërat e Rindërtimit”.

Dhjetë vjet më parë, në Fukushima ndodhi shkatërrimi (tërmeti dhe incidenti në centralin nuklear) që solli vdekjen e 18 mijë të vdekurve. Flaka do të kalojë nëpër 47 prefektura të vendit, duke ndriçuar vende simbol si Hiroshima, por me numër të reduktuar spektatorësh për shkak të pandemisë.

Gjithsesi, pishtarin do ta mbajnë në dorë 10 mijë persona (500 mijë ishin kërkesat për këtë gjë). Mes tyre janë sportistë, personalitete japoneze dhe qytetarë të thjeshtë, mes të cilëve edhe Kane Tanaka, e lindur më 2 janar 1903. Në moshën 118-vjeçare ajo është gruaja më e vjetër në botë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë