Atletike

Luiza Gega shkruan historinë në Poloni, Federata Europiane i bën jehonë suksesit të saj

Gazeta Si - Luiza Gega na sjell mrekullinë e radhës nga Polonia, ku sapo ka fituar garën e 3000 metrave me pengesa në Europianin Ekipor të Atletikës.

Renditja pas gares se 3000 metrave. gazeta Si, 22 qershor 2023

Sportistja jonë ka shkëlqyer në specialitetin e saj, ku doli e para në divizionin e tretë të garës së 3000 metrave me pengesa, me kohën 9:17.31.

Kjo është një fitore shumë e veçantë për Luiza Gegën, e 11-a në në historinë e kampionateve europiane, që e barazon atë me bullgaren Ivet Lalova-Collio. Ky fakt është evidentuar edhe nga Federata Europiane e Atletikës, që e quan atleten shqiptare yllin e garës së 3000 metrave me pengesa.

Me kohën e garës së sotme në Krakov Luiza Gega ka vendosur edhe një rekord për femrat. Kujtojmë që atletja jonë fitoi edhe garën e 5000 metrave pak ditë më parë, duke vërtetuar se po kalon një moment të shkëlqyer, duke i dhuruar Shqipërisë të tjera suksese dhe medalje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë