Sociale

Fitër Bajrami, politika uron besimtarët

Politikanët shqiptarë dhe trupi diplomatik kanë përcjellë sot urimet e tyre për të gjithë besimtarët myslimanët, të cilët festojnë Fitër Bajrami. Në mesazhet e tyre, ata kanë uruar paqe, lumturi e begati për të gjitha familjet shqiptare.

Edi Rama:

Kryeministri Edi Rama u ka uruar festën të gjithë besimtarëve me anë të një videoje të postuar në facebook. Në videon e Ramës tregohen xhamitë kryesore të vendit.

"Gëzuar Fitër Bajramin, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë me ju".

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/683823805734724/?v=683823805734724

Ilir Meta:

Presidenti i vendit Ilir Meta ka uruar besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin. Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Meta shkaun se “agjërimi si rit abrahamik, për besimtarët risjell çdo vit nevojën e largimit nga ligësitë që janë pasojë e mospajtimit të arsyes me dëshirat.

‘’Sot besimtarët myslimanë kremtojnë përkushtimin dhe sakrificën e Muajit të Madhërueshëm të Ramazanit, muajit të vetëpastrimit shpirtëror, të amnistisë hyjnore dhe solidaritetit njerëzor. Agjërimi si rit abrahamik, për besimtarët risjell çdo vit nevojën e largimit nga ligësitë që janë pasojë e mospajtimit të arsyes me dëshirat. Fitër Bajrami përcjell mesazhin e natyrshmërisë njerëzore, të paqes me veten, me njerëzit dhe universin në tërësi, nëpërmjet vetëprivimit ndaj egos dhe mposhtjes së kapriçove abuzive. Suksesi i njeriut qëndron tek forca për të kapërcyer vështirësitë, me dashuri dhe respekt ndaj njëri-tjetrit, siç porosit Profeti Muhamed: "Nuk do të jeni besimtarë deri sa ta doni njëri-tjetrin". Bashkoj lutjet e mia me ju, për jetimët, pensionistët, të sëmurët dhe të pamundurit, të cilët në këtë kohë pandemie e kanë patur më të vështirë. Zoti ua pranoftë agjërimin gjatë Muajit të Bekuar të Ramazanit! Gëzuar festën e Fitër Bajramit, me shëndet e mbarësi! Me lutjet tuaja dhe të gjithë shqiptarëve, Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku ndodhen’’.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/3028368667209386

Lulzim Basha:

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka përcjellë mesazhin e urimit për të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e Fitër Bajramit.

Nga zemra ju uroj të gjithë besimtarëve myslimanë: Gëzuar Fitër Bajramin, festën e madhe të shpresës dhe besimit! Koha që po kalojmë është plot sprova të mëdha për çdo shqiptar. Mes vështirësive e sfidave, mes sakrificave dhe vuajtjeve, forca e  besimit në Zot na mbush me shpresë, na jep siguri se e keqja do të mundet, se e nesërmja do të jetë më e mirë.Bashkoj lutjet e mija me të gjithë besimtarët, në veçanti për çdo bashkëqytetar në vështirësi e pamundësi, për ata që lëngojnë e kanë nevojë për dritën në fund të tunelit, për prindërit dhe për fëmijët tanë e për mbarë kombin tonë, me këtë sure me titullin kuptimplotë Shndritja:

'Si kur shndrin dielli i mesditës,

Ashtu dhe natën kur terri bie,

Zoti yt nuk të ka braktisur,

As zemëruar me ty nuk është.

Dhe patjetër çfarë po vjen,

Për ty më mirë do të jetë se çfarë po shkon,

Dhe Zoti duarplot do të jetë me ty,

E ti i lumtur”.

Zoti ju dhëntë begati dhe ua pranoftë agjërimin e adhurimet e muajit të bekuar të Ramazanit! Gëzuar Fitër Bajramin! Zoti e bekoftë Shqipërinë!",

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/posts/3187130894671403

Ambasada Amerikane:

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.  Ambasada shprehet se kjo është një mundësi reflektimi, në një kohë kur është e nevojshme më shumë se kurrë.

"Në emër të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, iu shprehim urimet më të mira të gjithë atyre që festojnë Fiter Bajramin. Sot, më shumë se kurrë, kjo ditë ofron një mundësi për të reflektuar mbi angazhimin tonë të përbashkët për ndërtimin e komuniteteve paqësore dhe të begata. Ndërsa bota përballet me sfida të reja, ne shpresojmë dhe urojmë që ky vit të sjellë shëndet të mirë dhe gëzim në familjet e të gjithëve! Gëzuar Bajramin!”, shkruhet në urimin e ambasadës Amerikane.

https://twitter.com/USEmbassyTirana/status/1264472028230418432

Bashkimi Europian:

Një urim për besimtarët myslimanë ka pasur edhe ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca. Me anë të një mesazhi të shkurtër në rrjetet sociale, ai uron paqe, shëndet dhe lumturi për familjet e çdo besimtari.

"Gëzuar Fitër Bajramin për të gjithë ata që festojnë sot! Uroj që sakrificat dhe përkushtimi gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit në këto kohë të vështira të sjellin më shumë paqe, shëndet dhe lumturi për familjet tuaja dhe gjithë popullin shqiptar", shkruan Soreca.

https://twitter.com/LSorecaEU/status/1264471336656744448

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë