Shendet

Fistikët mund të jenë zgjidhja për të reduktuar dhjamin në bark

Një studim i kryer nga Food Data Central i Departamentit Amerikan të Bujqësisë thotë se ngrënia e fistikëve mund t’i ndihmojë njerëzit të humbin dhjamin e barkut si dhe peshën.

28 gram fistikë përmbajnë 163 kalori, 5 gram proteina dhe 13 gram yndyrë. Fistikët përmbajnë kalori dhe yndyra, por këto janë kalori thelbësore që trupi ynë kërkon dhe janë shumë të ndryshme nga kaloritë që përmbajnë kokoshkat për shembull. Fistikët përmbajnë yndyra të shëndetshme të pangopura. Së bashku me kaloritë, fistikët janë gjithashtu të ngarkuar me proteina dhe fibra.

Studiuesit theksuan se fistikët jo vetëm që na ndihmojnë të humbim peshë, por na ndihmojnë edhe në humbjen e dhjamit të barkut.

Ato kryen një eksperiment në dy grupe, njërit prej të cilëve iu dha një dietë me fistikë dhe grupit tjetër jo. Grupi që konsumoi fistikë kishte reduktuar perimetrin e belit në krahasim me grupin tjetër. Jo vetëm kaq, por ata reduktuan nivelet e tyre totale dhe të kolesterolit LDL dhe rritën nivelet e tyre të adiponektinës.

Çfarë përfitimesh të tjera ka ngrënia e fistikut?

Fistikët përmbajnë shumë fibra të cilat mund të na ndihmojnë të qëndrojmë më të ngopur për shumë më gjatë. Këto fibra përmbajnë baktere të mira të cilat ndihmojnë në shëndetin e zorrëve.

Sasia e mineraleve, fibrave, proteinave dhe yndyrave të pangopura në fistikë janë goxha të larta dhe kjo gjithashtu ndihmon trupin tonë të mbajë presionin e gjakut, sheqerin në gjak dhe kolesterolin.

Fistikët janë gjithashtu të ngarkuar me kalium dhe acide yndyrore të pangopura. Këto të dyja kanë tipare anti-inflamatore dhe antioksidante të cilat janë gjithashtu shumë thelbësore për shëndetin tonë të përgjithshëm.

Ato mund të ulin shanset për sëmundje kardiovaskulare. Sipas studimeve, konsumimi i fistikëve do të ndihmojë në uljen e sasisë e sheqerit në gjakun tonë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë