Shendet

Fillon vaksinimi +16 vjeç, rekomandohet edhe për fëmijët + 12 vjeç me probleme shëndetësore

Pavarësisht numrit të ulët të vaksinimit tek studentet, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vendosur që të zgjerojë fashën e vaksinimit tek kategoritë me moshë më të vogël.   

“Eshtë mbledhur Komiteti i Ekspertëve të Vaksinimit të cilët kanë rekomanduar realizimin apo vendosjen në protokolle të dozës së tretë ose doza ‘booster’ siç quhet ndryshe. Kanë rekomanduar gjithashtu edhe uljen e fashës së grupmoshës për vaksinimin +16 vjeç dhe kanë diskutuar dhe rekomanduar gjithashtu dhe vaksinimin +12 vjeç, por vetëm për ata fëmijë të cilët kanë problematika shëndetësore. Këto rekomandime do të diskutohen ditën e nesërme në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve”, tha Manastirliu nga Shkodra një vendim që në fakt në shumicën e vendeve të tjera të Evropës po aplikohet


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë