Moti

Fillon shiu përsëri, bien temperaturat

Dita e sotme do të dominohet nga mot i vranët dhe reshje të pakta shiu në zonën veriperëndimore për shkak të afrimit të masave ajrore të paqëndrueshme nga Europa Veriperëndimore. Temperaturat do të jenë me rritje në mëngjes dhe rënie në mesditë:

Zona malore 6/18 gradë celsius.

Zona e ulët 8/23 gradë celsius.

Zona pranë bregdetit 11/22 gradë celsius.

Dita e Diel do të mbetet me mot të paqëndrueshëm me vranësira mesatare, reshje shiu dhe rrebeshe shiu në zonën perëndimore. Temperaturat do të jenë me rënie.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë