Moti

Fillimi i javës sjell ulje të temperaturave

Fillimi i javës do të sjellë rënie të konsiderueshme të temperaturave për shkak të rrymave ajrore më të freskëta nga Europa Veriore. Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore, por temperaturat do të jenë me rënie si në orët e mëngjesit, por edhe në mesditë.

Zonat malore 13-26 gradë celsius, zonat e ulëta 15-32 gradë celsius dhe bregdeti 18/32 gradë celsius.

Ditën e martë do të ketë edhe erë me intensitet të lartë nga verilindja me shpejtësi mbi 15 m/sek, e cila do t'i zbresë më tej temperaturat, kryesisht në zonat malore. Pra, java e tretë e korrikut do të karakterizohet nga temperatura relativisht të ulëta.

Copyright © Gazeta "Si"

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës "Si", në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë