Katar 2022

FIFA refuzon mesazhin e paqes nga Zelenski para finales së Botërorit

Gazeta Si – Kërkesa e presidentit ukrainas, Volodimir Zelenski, për të dhënë një mesazh paqeje para finales së Kupës së Botës, që luhet ditën e diel, nuk është pranuar nga FIFA. Lajmi konfirmohet nga një burim, që për ‘Cnn’ ka shpjeguar se Zelenski donte të shfaqej në një lidhje video me tifozët në stadium në Katar para ndeshjes Francë-Argjentinë.

Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski. Gazeta Si, 17 dhjetor 2022

Zyra presidenciale është surprizuar, kur ka marrë përgjigje negative nga FIFA. "Mendonim se FIFA donte ta përdorte platformën e saj për të mirën e përbashkët”, - ka thënë burimi. Megjithatë, bisedimet mes Ukrainës dhe organit që qeveris futbollin, janë ende të hapura.

Televizioni amerikan ka kontaktuar edhe FIFA-n për një koment në lidhje me këtë çështje, por ende nuk ka marrë një përgjigje. Drejtuesit e FIFA-s kanë theksuar shpesh se nuk lejohen mesazhet me sfond politik gjatë Botërorit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë