Kombetarja

FIFA reagon për incidentet në Londër dhe Tiranë: Zero tolerancë!

Nga “Wembley” në “Air Albania”. Incidentet dhe rrëmujat kanë përfshirë tifozët e Hungarisë dhe të Shqipërisë gjatë ndeshjeve kualifikuese të Kupës së Botës. Në Londër tifozët hungarezë u përplasën me policinë sapo nisi ndeshja, kurse në Tiranë ndeshja me Poloninë u ndërpre për rreth 25 minuta, sepse Sviderski, sapo shënoi golin, u godit me shishe nga tifozët shqiptarë.

“FIFA po analizon raportet e ndeshjeve kualifikuese, - shkruhet në një komunikatë të saj. – Dënojmë ashpër incidentet në Angli dhe në Shqipëri. Qëndrimi i FIFA-s është i qartë dhe i prerë kundër çdo lloj forme dhunë, ashtu si dhe ndaj çdo lloj diskriminimi dhe abuzimi. FIFA e ka bërë të qartë se në të tilla raste ka zero tolerancë. Jemi kundër sjelljeve të tilla në futboll”.

Moment nga perplasja me tifozerive ne Air Albania. Gazeta Si, 13 tetor 2021

Vendimi zyrtar për dënimin e sigurt të Shqipërisë do të merret pasi të jenë analizuar raportet. Gjoba financiare mund të shkojë deri në 250 mijë euro për FSHF-në, ndërkohë që kuqezinjët me siguri do të dënohen edhe me ndeshje pa tifozë në vazhdim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë