Kombetarja

Kamberi i bashkohet Shqipërisë

Florian Kamberi, futbollisti që është në pronësi të skuadrës skoceze Hibernian do të bashkohet përfundimisht me Shqipërinë. FIFA më në fund ka dhënë leje që lojtari të shkëputet nga Zvicra dhe të jetë i gatshëm për të përfaqësuar kuqezinjtë që në ndeshjen e radhës.

Pas kërkesës së vet futbollistit dhe FSHF-së drejtuar Departamentit të Statusit të Lojtarit në selinë e FIFA-s, është dhënë miratimi që të luajë për përfaqësuesen kuqezi.

I lindur në Zürich më 15 nëntor 1996, Florian Kamberi ishte një nga risitë e listës së Edi Rejës në ekipin Kombëtar për sfidat kundër Andorrës dhe Francës, por FSHF nuk arriti të siguronte në kohë dritën jeshile për aktivizimin e tij, pasi Zvicra nuk i vuri në dispozicion Kamberit një sërë dokumentesh.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë