Futboll

FIFA lançon platformën ‘FIFA+’, transmeton pa pagesë mbi 40 mijë ndeshje live në vit

Gazeta Si - FIFA ka vendosur të lançojë ‘FIFA+’, një platformë dixhitale e krijuar për të afruar edhe më shumë tifozët me botën e futbollit. ‘FIFA+’, e disponueshme nga sot, mundëson pa pagesë lidhje live me ndeshje nga çdo vend i botës, lojëra, lajme dhe informacion në lidhje me turnetë. Platforma sjell kështu një panoramë të plotë të futbollit të meshkujve dhe femrave.

FIFA është federata e parë sportive në histori, që u ofron fansave të saj një eksperiencë të tillë ‘streaming’. "FIFA+ është hapi i radhës për të realizuar vizionin tonë për ta bërë futbollin realisht global dhe gjithëpërfshirës. Është në bazën e misionit kryesor të FIFA-s për zgjerimin dhe zhvillimin e futbolit”, - ka thënë presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino.

Presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino. Gazeta Si, 12 prill 2022

"Ky projekt përfaqëson një ndryshim kulturor për mënyrën, me të cilën tipa të ndryshëm të apasionuarish për futbollin dëshirojnë ta eskplorojnë futbollin botëror. Ata mund të futen direkt në kontakt dhe kjo është një pjesë thelbësore e vizionit tim për periudhën 2020-2023. Jemi të lumtur ta ndajmë këtë projekt me tifozët", - ka shtuar Infantino.

Deri në fund të 2022-shit, ‘FIFA+’ do të transmetojë ‘streaming’ 40.000 ndeshje nga 100 fedarata futbolli nga të gjitha kontinentet, duke përfshirë edhe 11.000 ndeshje nga futbolli i femrave. ‘FIFA+’ ofron mbulim direkt si të kampionateve europiane më të rëndësishme, ashtu edhe të kompeticioneve në gjithë botën, madje edhe nga ndeshjet e moshave. Nga momenti fillestar do të transmetohen 1400 ndeshje në muaj, një shifër që më pas do të rritet shpejt.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë