Kombetarja

FIFA/ Fitorja me Islandën s’e ngre Shqipërinë, rekord për Kosovën

Shqipëria mbetet në vend të 64-t në renditjen e FIFA-s, pas dy ndeshjeve të luajtura nga ekipet kombëtare para disa ditësh. Fitorja 4-2 me Islandën nuk u ka bërë punë kuqezinjve, ose duket se ka shërbyer vetëm për të “mbuluar” humbjen e thellë me Francën, pasi mund të kishim edhe një rënie në këtë renditje.

Pas ndeshjeve me Francën dhe Islandën, Kombëtarja jonë ka 1372 pikë në renditjen e FIFA-s, 10 më shumë nga renditja e fundit, megjithatë vendi mbetet po ai, i 64-i. Kosova vazhdon ngjitjen, duke arritur një rekord në renditjen e fundit të FIFA-s. Skuadra e drejtuar nga trajneri Shaland tani mban vendin e 118-ë, me 1164 pikë. Më parë kishte 1149 pikë dhe mbante vendin e 119-ë. Kosova fitoi me Çekinë 2-1 dhe u mund 5-3 nga Anglia, por me lojën e saj fantastike ka tërhequr vëmendjen e gjithë botës.

Kosova para ndeshjes me Anglinë. Gazeta Si, 19 shtator 2019

Vendin e parë në renditjen e FIFA-s e mban Belgjika, pas së cilës vjen Franca, pretendente kryesore për kreun në Grupin H, ku bëjnë pjesë edhe kuqezinjtë. Me dy fitoret e fundit, ndaj Shqipërisë dhe Andorrës, Franca parakalon Brazilin në treshen e parë.

10 skuadrat e para në renditjen e FIFA-s. Gazeta Si, 19 shtator 2019

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë