Futboll

FIFA dënon fituesit e Europa League me bllokim merkatoje

Tashmë është zyrtare Çelsi nuk do mund të hyjë në merkato në verën e këtij viti dhe në janarin e vitit 2020. “Blutë” e Londrës u dënuan me bllokim nga FIFA pas një hetimi 2-vjeçar në lidhje me transferimin e futbollistëve të rinj.

Periudha e transferimeve në Premier Ligë mbyllet më 8 gusht dhe Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (Cas) tha është e pamundur të thuhet kur mund të marrë një vendim në lidhje me apelimin që ka bërë Çelsi. Klubi anglez nuk ka kërkuar që ndalimi të hiqet, por të pezullohet ndërsa Cas konsideron vendimin e tij.

Londinezët nënshkruan me futbollistin nga Shtetet e Bashkuara, Kristian Pulisiç  të cilin e morën nga Borussia Dortmund për 58 milionë paund në janar, përpara se pezullimi nga FIFA të ishte vendosur në shkurt. Aksioni i Real Madridit për të nënshkruar me Eden Hazard për një tarifë prej rreth 88 milionë euroash pritet të përfundohet brenda disa ditësh. Praktikisht me këtë largim dhe me mbylljen e merkatos Çelsi sheh përpara një sezon shumë të vështirë, ku objektivi kryesor do të jetë sigurimi i pjesëmarrjes në Ligën e Kampionëve.

Çelsi i  Maurizio Sarri, nëse ky i fundit nuk largohet, nuk do ta ketë aspak të lehtë për të sfiduar Liverpulin dhe Mançesteri Sitin në sezonin e ardhshëm. Më herët Muaricio Sarri në mbyllje të sezonit kishte deklaruar se klubi duhet të blejë të paktën dy lojtarë këtë verë në mënyrë që të jetë i gatshëm për të rivalizuar për titullin sezonin që vjen.

Çelsi përveç bllokimin duhet të paguajnë edhe një gjobë simbolike prej 460 mijë paund. Disa medie angleze shkruajnë se ky dënim do të jetë një provë për drejtuesit e Çelsit për të parë se sa të suksesshme janë huazimet që “blutë” kanë bërë në vitet e fundit.

Çelsi ka një numër të lartë të lojtarëve të rëndësishëm të huazuar që ata mund të thërrasin, përfshirë Tammy Abraham (Aston Villa), Michy Batshuayi (Crystal Palace), Alvaro Morata (Atletico Madrid), Victor Moses (Fenerbahce), Kenedy Neëcastle), Tiemoue Bakayoko (AC Milan) dhe Kurt Zouma (Everton).

Gjithashtu janë edhe me dhjetëra të rinj me kontratë me Çelsin që luajnë në gjithë Europën. Më herët Çelsi është konsideruar si një nga ekipet me numrin më të lartë të huazimeve në lojtarët mes moshës 18 deri 21 vjeç.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë