Futboll

FIFA bën prapakthehu, Botërori i Katarit me 32 skuadra

Tërhiqet FIFA për Botërorin e vitit 2022, që do të zhvillohet në Katar. Projekti për ta zgjeruar këtë kompeticion madhor nga 32 nga 48 skuadra pjesëmarrëse, ka rënë poshtë zyrtarisht. "Pas një procesi konsultimi të thellë dhe të kompletuar, me përfshirjen e të gjitha palëve të interesuara, është arritur në përfundimin se në kushtet aktuale propozimi ynë nuk mund të paraqitet në këtë moment”, - shkruhet në një njoftim zyrtar të qeverisë së futbollit botëror. Botërori i Katarit, përfundimisht do të jetë me 32 skuadra.

"Në linjë me konkluzionet e studimit të aprovuar nga Këshilli i FIFA-s në mbledhjen e fundit, FIFA dhe Katari kanë parë me kujdes të gjitha mundësitë për të shtuar numrin e pjesëmarrësve nga 32 në 48 skuadra, për t’u dhënë një mundësi edhe skuadrave më të vogla, - shpjegohet me detaje në njoftim. – Në këtë moment është arritur në konkluzionin se vendit organizator i duhet më shumë kohë. Në këto kushte është vendosur të mos merret më në konsideratë ky opsion”, - përfundon njoftimi.

https://twitter.com/fifamedia/status/1131284131072139264

Kupa e Botës “Katar 2022” do të mbetet, ashtu siç edhe ishte parashikuar, me 32 skuadra. Në Kongresin e FIFA-s, që do të organizohet më 5 qershor, nuk do të ketë asnjë propozim për zgjerimin e Botërorit nga ana e FIFA-s.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë