Ka ndodhur

Fier, 4 persona shpallen në kërkim për kultivim kanabisi në arën me misra

Gazeta Si - Katër persona janë shpallur në kërkim, pasi dyshohen se kanë kultivuar bimë narkotike në fshatin Mujalli, Fier, ku u gjetën rreth 7000 rrënjë kanabisi një ditë më parë. Ndërkohë, që dje u arrestuan Fatjon Gremi e Amarildo Xhafa dhe një tjetër u shpall në kërkim.

Policia thotë se u shpallën në kërkim:

H.D., 58 vjeç, banues në Tiranë;

E.Q., 82 vjeç, banues në Baltëz, Fier;

G.Q., 47 vjeç, banues në Baltëz, Fier;

A.M., 60 vjeç, banues në Baltëz, Fier.

Dyshohet se këta shtetas janë autorë të kultivimit të bimëve narkotike, në parcelën me misër, në fshatin Mujalli, Fier.

Rezulton se personat e arrestuar ditën e djeshme dhe personi i shpallur në kërkim, konkretisht shtetasit F.G., A.Xh., dhe S.L., janë bashkëpunëtorë edhe në kultivimin e bimëve narkotike, në fshatin Mujalli.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 gjeneratorë, 1 radio si e Policisë dhe pajisje të ndryshme pune që shërbenin për mbjelljen dhe rritjen e bimëve narkotike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë