Sociale

Festohet Kurban Bajrami, falja bëhet nëpër xhami

Mijëra besimtarë myslimanë në mbarë botën festojnë sot Kurban Bajramin. Besimtarët myslimanë shqiptarë ashtu si në gjithë botën falën Namazin, por ndryshe nga vitet e tjera ku falej në sheshet e qyteteve, këtë vit për shkak të pandemisë së koronavirusit, falja është bërë nëpër xhami, megjithëse në një pjesë të madhe prej tyre ka pasur dyndje besimtarësh.

Në Tiranë falja e Namazit u bë te xhamia e Kokonozit, te Pazari i ri, e drejtuar nga kreu i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu. Ai u shpreh u shpreh se kurbani është simbolikë e kësaj dite si shenjë mirënjohje ndaj Zotit. Një falënderim për bluzat e bardha, heronjtë e këtyre ditëve dhe një lutje drejtuar Zotit që normaliteti të rikthehet sa më shpejt", tha mes të tjerave, kreu i KMSH-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë