Futboll

Festë pa mbarim, 3000 tifozë presin Romën në 4 të mëngjesit

Gazeta Si - As që mund të ccohej ndërmend gjumi për tifozët e Romës. Festa e tyre ishte e jashtëzakomshme pas fitimit të Ligës së Konferencës në Tiranë. Festë në “Air Albania”, “Olimpico”, rrugët e qytetit. Pastaj edhe në “Fiumicino”, deri në të gdhirë.

Rreth 3000 tifozë të Romës e kanë pritur skuadrën të kthehej nga Tirana me trofeun e fituar. Roma mbërriti në aeroport më 4:10 dhe doli nga terminali 3. Pjesë më e madhe e tifozëve ishte grumbulluar për të pritur autobusin.

Turma e çmendur e tifozëve mbërriti me kore, tymuese, këngë dhe të qeshura. Një reagim i fuqishëm i popullit roman, që priste një trofe prej shumë e shumë vitesh. Festë e shfrenuar, nga të gjitha moshat.

Dikush duhet të shkonte në punë në orën 8, por kur ia përmendnin këtë fakt, përgjigjej shkurt: “Kujt i plasi!” Mbi Romën nuk ka asgjë.

Vetëm disa arritën t’i afroheshin autobusit të skuadrës, por nuk ka problem. Një festë e tillë shijon gjithsesi. Festa do të vazhdojë sot në kryeqytetin e Italisë. Sepse për festë ka gjithmonë kohë.

Për Kumbullën me shokë do të jenë orë të lodhshme, por të bukura. Kur arrin një objektiv final, lodhja nuk ndihet aspak.

Abraham me trofeun. Gazeta Si, 26 maj 2022

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë