Moti

Festat do t’i kalojmë me borë dhe temperatura të ulëta

Fillimi i javës ka nisur me rreshje shiu në zonën perëndimore, ndërsa në veri-lindje nisën rreshjet e borës për shkak të masave ajrore më të ftohta. Ditën e martë moti do të përmirsohet në pjesën më të madhe të territorit, përjashtuar zona lindore ku do të vijojnë rreshje bore të pakta në orët e parë të mëngjesit. Temperaturat priten të zbresin:

 Zona malore 0-6 gradë celsius.

 Zona e ulët 4-15 gradë celsius.

Zona bregdetare 7-16 gradë celcius.

Dita e mërkurë sërish do të riktheje rreshje të pakta shiu dhe rreshje bore ne zonat malore deri në lartësitë 700-800 metra. Ditën e enjte dhe të premte moti do të jetë i qëndrueshëm, por i ftohtë ku termometri do të zbresë deri në -8 gradë në veri, - 3 në zonën e ulët dhe  2 gradë në bregdet në mëngjes. Ndërsa, temperaturat gjatë ditës do të luhaten 6 deri në 23 gradë në bregdet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë