Pas disa viteve mungesë, Ajaksi është rikthyer te titulli kampion në Superligën e Holandës. “Harkëtarët” pritën 5 vite për të festuar titullin kampion numër 25 në Eredivize, duke konfirmuar edhe një herë që janë ekipi me historinë më të lavdishme në Holandë.
Ekipi “magjik” i Ten Hag që ishte shumë pranë finales së Ligës së Kampionëve, por u eliminua nga Totenhami. Gjithsesi ky sezon fantastik u kurorëzua me titullin kampion, që për shumë nga talentet e këtij ekipi, ishte i fundit me këtë fanellë. De Jong, De Lajt, Nerez dhe shumë të tjerë mund të largohen këtë verë.
Do të qëndrojnë disa prej talenteve, të cilët nën udhëheqjen e Tadiç do të provojnë të mbajnë Ajaksin në nivelet e larta edhe për vitin që vjen. Pikërisht për sulmuesin serb, që ishte më i moshuari në grup, 30 vjeç në ceremoninë e festimit të titullit në Amsterdam është rezervuar një falenderim i veçantë. Mbi 100 mijë tifozë të Ajaksit në sheshin kryesor të kryeqytetit holandez kënduan njëzëri me emrin e Tadiç, duke dhuruar një spektakël më vete.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.