Futboll

Ferronikeli një hap larg ëndrrës së madhe në Champions

Kampioni e Kosovës, Ferronikeli ia doli që të fitojë ndeshjen e parë të raundin e paraeliminator të Ligës së Kampionëve. Ekipi kosovar arriti të fitonte 1-0 në stadiumin “Fadil Vokrri” përballë ekipit nga Gjibraltari, Red Lincoln Imps. Tashmë kampionët e Kosovës janë në finalen e këtij turneu, ku do të ndeshet me  FC Santa Coloma.

Në një satdium të tejmbushur në mbështetje të kampionëve kosovarë, goli deciziv erdhi shumë shpejt që në minutën e 3’. Pas kësaj rrjete të parë Ferronikeli ishte superior gjatë gjithë kohës përballë miqëve nga Gjibraltari, të cilët nuk e kishin forcën e duhur për të reaguar.

https://youtu.be/nrCw3Pk61zA

Goli i Mendurim Hotit mund të ishte pasuar nga disa të tjerë për ekipin nga Drenica, por mungesa e përvojës dhe konkretizimi para portës ishin vendimtare në ngecjen e rezultatit në këto shifra. Gjithsesi me 1-0, Feronikeli shkon në finalen e ditës së premte që do të luhet po në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës me ekipin FC Santa Coloma. Në letër kosovarët janë pretendentë, por duhet të kenë kujdes, pasi  edhe andorianët janë një ekip shumë i rrezikshëm.

Nëse ia del, Ferronikelin, e pret raund e dytë eliminator të Champions League, danezët e Kopenhagen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë