Ekonomi

Fermerët protesta përpara fabrikave: Ulën çmimin në marrëveshje me njëri-tjetrin

Sabina Veizaj - Fermerët në hall. Pozicionohen kundër fabrikave. Së shpejti paralajmërojnë protesta përpara fabrikave të përpunimit të qumshtit.
Fermerët thonë se vendimi i qeverisë për rimbursim të qumshtit me 10 lekë për litër nuk e zgjidh problemin.

Nga protesta e 3 prillit në Lushnje, foto ilustruese

“Vendimin qeveria e mori, por ne kemi ndeshur shumë keq me pikat e grumbullimit të qumshtit, sepse na e kanëçuarçmimin 37 lekë, nga 47 lekë që ishte. Per mua si individ kjo është një gjë shumë e ulët, na prek shumë në mbarëvajtjen e fermës. Vendimi nuk ndryshon asnjë gjë, sepse ato 10 lekët kur t'i marim, gjithmonë po i morëm… Se vit për vit na kanë premtuar, por kot. Kompanitë Erzeni, Lufra, Soal e të tjerë kanë bërë pakt me njëri-tjetrin që mos të grumbullojnë qumësht më lart se 37 lekë”- thotë për Gazetën “Si” Altin Kaja, fermer në Vajkan të Fierit.

Altini tregon se disa fermerë janë në bisedime me njëri-tjetrin për t’u grumbulluar përpara fabrikave të përpunimit të qumshtit për të protestuar.

“Fabrikat e arritën qëllimin e tyre. Ata e ulën 10 lekë përnjëherë çmimin. Gjithë kjo situatë krijohet për të na mërzitur ne, me qëllim që të sjellin qumësht pluhur nga importi. Nuk mund të vendosë shteti njëçmim tavan dhe dysheme për qumshtin. Mos t'i zhdoganojë botet e qumshtit që vijnë nga Maqedonia”- argumenton Altini.

Ai thotë se është përpjekur të komunikojë si me ministrin e Bujqësisë Blediçuccin, po ashtu edhe me kryeministrin Rama, por nuk ka marrë asnjë përgjigjje.

Ai thotë se fermerët janë të dëshpëruar dhe nuk kanë asnjë mundësi për të vazhduar përpara.

Alban Zusi, kreu i ALFI


Kreu i ALFI-t (Albanian Food Industry) e sheh vendimin e qeverisë për rimbursimin e fermerëve si një reflektim i përgjegjshëm për një ndërmarrje të pakonsultuar paraprakisht. Zusi tha për gazetën “Si” se “Në kuadër të shuarjes së një tensioni të një situate emergjente sicc është ajo e sektorit të qumshtit, është për tu përshëndetur.
Por vendimi i djeshëm nuk është zgjidhja e problemit. Ne do ta konsideronim si hapin e parë të zgjidhjes së problemit drejt një dialogu mes grupeve të interesit të sektorit të bujqësisë dhe qeverisë për një politikë të qëndrueshme, parimore për të gjithë sektorin. Kjo politikë duhet të ketë dy shtylla të rëndësishme të ndara qartasi nga njëra-tjetra, të projektuara me vizion largpamës; parimet e fiskalitetit, dhe standnardet e nxitjes e zhvillimit të sektorit. Kjo vendimmarrje i përzien; problemet fiskale me ato të nxitjes.” Zusi mendon se qeveria përpiqet që një deformimn fiskal që i ka ndodhur me sektorin e bujqësisë, ta kompensojë me një skemë të nxitjes dhe të mbështetjes. “Duhet të nisim diskutimet; që në paketën më të parë fiskale të ndahet; çfarë është standarti fiskal dheçfare është nxitja.Dhe mundësisht të arrijmë standarte të ngjashme me Bashkimin Europian që fermerët të jenë me pozita të njëjta me fermerët në Perëndim. Jam i bindur që sektrori i bujqësisë do të ketë hov sepse kemi faktorë mbështetës klimaterikë, nxitës për të qenë konkurrues.”- thotë ai.

Ish-Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti shkruan në llogarinë e tij në Facebook për çështjen e fermerëve se “Në Bashkimin Europian, prodhuesit e qumshtit e gjunjëzuan politikën, ndërsa te ne politika gjunjëzon prodhimin dhe prodhuesit e qumështit!

Edmond Panariti, ish-Ministër i Bujqësisë

Prodhuesit e vegjël e qumështit në Bashkimin Europian, me protestat e tyre të pandalshme detyruan vendimmarrjen e BE-së të rishihte mekanizmat rregullatore, fiskale dhe financiare në mbështetje të fermave të qumështit. Në vijim u hoqën pengesat, u lehtësua barra, u rrit pagesa për çdo litër. Kështu u administruara me sukses kriza e madhe e qumështit e tre viteve më parë. Fermat u mbajtën më këmbë! Vendimarrja Europiane, iu përkul vullnetit të prodhuesve. Po te ne? Te ne ndodh e kundërta! Shkurtohen paratë, hiqen pagesat dhe rëndohet me 14 përqind zgjedha tatimore për prodhuesit e qumështit! Rezultati falimentit të fermës, mbyllja e saj, braktisja e prodhimit të bujqësisë dhe e fshatit!”

Në Mbledhjen e Këshillit të Ministrave një ditë më parë u vendos që fermerët të rimbursohen drejtpërdrejtë me 10 lekë për çdo litër qumësht të shitur.

“Vendimi i miratuar sot vjen në kohën e duhur dhe është më i favorshëm për fermerët sesa skema e parë e rimbursimit të TVSH-së 20%. Praktikisht me këtë vendim fermerët do të marrin më shumë lekë për çdo litër qumësht të shitur. Këshilli i Ministrave vendosi që ti japë një financim të dedikuar për fermerët që prodhojnë dhe shesin qumësht. Sipas këtij vendimi fermerët do të përfitojnë një kompensim 100 lekë të vjetra për litër qumështi të shitur”, është shprehur Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi.

Ai informoi se aplikimi fillon në datën 22 prill dhe kostoja për fermerët do të jetë zero.
“Për të përfituar nga kjo mbështetje fermerët duhet të dorëzojnë pranë AZHBR-së vetëm faturën tatimore të shitjes së qumështit në pikat e përpunimit. Aplikimet fillojnë pranë zyrave bujqësore në qarqe. Ato do të jenë me kosto zero për fermerët. Është një reagim në kohën e duhur pas ndryshimit të kompensimit të TVSH nga 20% në 6%”, sqaroi ai.
Por fermerët dhe përfaqësuesit e tjerë të sektorit nuk e shohin këtë vendim si zgjidhje të problemit. Përpos të tjerave sektori i fruta – perimeve nuk është marrë në konsideratë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë