Lajme

Fermerët në protestë, derdhin bidona me qumësht në rrugë

Blegtorë dhe fermerë nga Berati, Lushnja dhe Fieri kanë derdhur në rrethrrotullimin e Savrës qumështin e bagëtive të tyre në shenjë proteste, pasi për 2019-ën qeveria ndryshoi rimbursimin e TVSH-së për fermerët. Kjo ka krijuar një situatë të tillë që industria përpunuese i shet produktet me taksë 20% dhe nga ana tjetër të rimbursohet për blerjet e bëra nga fermerët me 6%. Pjesa tjetër e taksës iu transferohet si kosto.
Protesta e tyre ishte paqësore dhe u vrojtua në distancë nga policia dhe organet e rendit.
Fermerët janë shprehur se nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen do të protestojnë sërish në datë 18 mars.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë