Ngjarje

Fermerët e Maliqit bllokojnë rrugën me traktorë, protestë kundër çmimeve të ulëta. Policia i gjobit

Nga Gazeta ‘SI’ – Çmimet e ulëta dhe kostot e larta kanë nxjerrë në protestë fermerët e Maliqit, të cilët kanë bllokuar rrugën nacionale Korçë-Pogradec.

Fermerët fajësojnë qeverinë për favorizim të produkteve të importit dhe dëmtim të prodhimit vendas.

Në formë revolte ata bllokuan akset rrugore me traktorë, që ka sjellë dhe ndërhyrjen e policisë, që i ka kërkuar fermerëve largimin e mjeteve. Qytetarët në protestë kanë njoftuar se bllokimi  rrugës do të zgjasë 10 ditë dhe se policia është njoftuar për këtë.

Kërkesa e policisë dhe kundërshtia e fermerëve ka çuar në përplasje fizike të palëve. Policia thotë se protestuesit nuk kanë leje për bllokim të rrugës, por vetëm për protestë paqësore.

Një ndër fermerët që posedonte një nga traktorët në rrugë tregon se policia e ka gjobitur me 100 mijë lekë (1 mln lekë) pasi ka bllokuar rrugën “pa shkak”.

“Bazuar në pamjet filmike dhe nga konstatimi ynë, Drejtuesi i mjetit bujqësor në orën 09: 30 zë sipërfaqen rrugore në aksin Libonik -Dridhas pa leje dhe pa shkak të arsyeshëm duke u bërë pengesë për qarkullimin e lirë të mjeteve”, thuhet në fletën e gjobës së qytetarit Petraq Dimko.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë