Ekspozite

Femrat bizon sulmojnë fotografin erotik

Fotografi erotik nga Japonia Nobuyoshi Araki është sulmuar në Poloni, nga një protestë e frymëzuar prej Lëvizjes #MeToo. Me maska bizonësh, anëtaret e kolektivit feminist të artit,  Żubryce Mówimy Nie (Zonjat Bizon, Ne themi jo ) nisën një protestë mbi ekspozitën e artistit në Galerinë Raster të Varshavës, duke u solidarizuar me modelen Kaori, e cila ka thënë se artisti e bërë subjekt të shfrytëzimit.

Nobuyoshi Araki, Pa titull 1997. Kortezi e artistit dhe Arteve të Bukura Ben Brown, Hong Kong

Araki – i njohur për fotografinë e tij të kinbaku-bi (skllavërimit seksual japonez me litarë) dhe forma të tjera të erotikes – u akuzua nga Kaori në muajin prill për një sërë episodesh keqtrajtimit gjatë marrëdhënies së tyre 16 –vjeçare në punë. Kaori u frymëzua nga lëvizja #MeToo për të dalë hapur kundër Arakit. Ajo nuk e akuzoi për dhunë seksuale, por për fyerje emocionale.

Feministet polake “Zonjat Bizon” sulmojnë ekspozitën e artistit japonez në solidaritet me akuzat e modeles Kaori për bullizëm

Në një postim në blogun e saj, Kaori, të cilën Araki e ka quajtur “muzën” e tij, ka pretenduar se kurrë nuk i është dhënë një kontratë profesionale ndërsa ka punuar me fotografi. Kërkesat e saj për privatësi janë shpërfillur vazhdimisht gjatë shërbimeve fotografike dhe në shumë raste, Araki nuk e ka paguar. “Më ka trajtuar si objekt”, ka shkruar Kaori.

Anëtaret e Żubryce Mówimy Nie, 2018. Kortezi: Żubryce Mówimy Nie

Veprat e Arakit janë përfshirë në ekspozitën e grupit të fundit në Galerinë Raster “Trupa të huaj”. Aktivistet e Zonjave Bizonë hynë në galeri në fillim të gushtit , ndërsa mbanin parulla në shenjë proteste për të sanksionuar dhunën në art. Ato lëshuan një deklaratë se vizioni i Arakit rreth grave është provokues dhe i dhunshëm dhe dënuan ata "që mbyllën sytë ndaj abuzimit të punonjësve  vetëm sepse është legjitimuar me “profesionalizmin" e kryerësve".

Żubryce Mówimy Nie  u bënë  bashkë vitin e kaluar në përgjigje të klimës konservatore të politikës në Poloni. Frymëzuar nga kolektivi amerikan i Vajzave Guerile, ato  adoptuan simbolin kombëtar të bizonit në protestat anonime të feminizmit nëpër vend.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë